Vëllai i Qani Muçës, kryefamiljarit, i cili plagosi në bark me armë zjarri punonjësin e IMT-së, Ilirjan Gavelli, ka folur për mediat.
“Kryefamiljari, vëllai im nuk ka qenë në shtëpi. Edhe gruaja e tij ka qenë në punë. Në banesë ka qenë vetëm vajza minorene. Kanë shkuar policia që t’i shembte shtëpinë. E kanë çorientuar vajzën, e kanë trembur një tufë me policë. E kanë shembur shtëpinë.”, tha vëllai i Qani Muçës.
Gavelli kishte shkuar bashkë me kolegë të tij dhe efektivë policie për të zbatuar një vendim për shembjen e një banese u plagos nga Qani Muça. Mësohet se, aktualisht shtëpia e Muçës, pronarit të banesës është shembur.