Aktualitet

Flamingot rishfaqen në Liqenin e Pogradecit (VIDEO)

Shkruar nga Liberale
Flamingot rishfaqen në Liqenin e Pogradecit (VIDEO)

Flamingot janë rikthyer edhe për këtë sezon në Liqenin e Porgradecit, duke dhuruar një pamje të mahnitshme liqenit në këto ditë vjeshte.

Ka qenë Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Korçë, e cila shpërbdau në rrjetet sociale momente nga qëndrimi i këtyre shpendëve në liqen.

“Nëse ndodheni pranë këtij liqeni, mund të keni fatin të vrojtoni nga afër rreth 40 flamingo"-shkruan ARZMK në faqen e saj në Facebook.

Theksojmë se vitet e fundit flamingot janë kthyer në një atraksion për turizmin shqiptar. Ato janë shpendë që migrojnë në vendet e ngrohta dhe pëlqejnë ujëra të kripura e të cekëta, ku gjejnë ushqimin e tyre. Llaguna e Nartës, Karavasta është  një nga habitet e preferuara të këtyre zogjve.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH