Aktualitet

"Universitas" hapet sot me: Filozofë dhe shpellarë

Shkruar nga Liberale
"Universitas" hapet sot me: Filozofë dhe shpellarë

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: "Filozofë dhe shpellarë". 

"Teksa dëgjon shprehje të tilla si “filozofia e qeverisjes”, “filozofia e kompanisë tonë”, “mos na bëj filozofi tani”, “nuk kanë filozofi”, e kupton se si është degraduar, vulgarizuar dhe keqkuptuar aktiviteti filozofik. Njerëz që nuk dinë asnjë emër filozofi, e aq më pak ndonjë ide apo argument filozofik, flasin megjithatë për “filozofinë” me një lehtësi që, emocionalisht, është vërtet e papërballueshme. Si kemi ardhur këtu?"

Ndërsa më pas vjen një “Profil” nga Vladimir Myrtezai me titull: "Gjelosh Gjokaj". 

"Miqtë janë të rëndësishëm, por bëhen edhe më të vyer kur janë në cilësi të lartë.

Me Gjelosh Gjokën jam takuar diku rreth vitit 1994, në Augzburg, një provincë afër Mynihut. Po ktheheshim nga një ekspozitë që kishim hapur në Berlin, dhe në kthim ishim të ftuarit e Gjeloshit. Ishte koha kur në hartën tonë kishte shumë pak njohje të thellë se çfarë mbruhej në Perëndim, ndaj dhe ishim të etur për t’u informuar e marrë kontakte me botën e artit perëndimor; por, edhe në uri për të takuar personalitete që nuk i njihnim, apo që i njihnim shumë pak, nga ata që kishin emigruar me kohë jashtë kufijve konvencionalë të atdheut."

“Ideologjia Chavez – Maduro është një nga përshtatjet e komunizmit”, nga Roberto Mansilla Blanco.

"Renato Cristin është një filozof e profesor i filozofisë ndërpretuese pranë Universitetit të Triestes, n’Itali, dhe nismëtar i fushatës botërore Appeal for Nuremberg Trials for Communism, i prirur për të gjykuar krimet historike të komunizmit. Në këtë intervistë të posaçme për Qué Vaina! i përgjigjet pyetjeve tona mbi këtë nismë, mbi rolin e komunizmit në ngjarjet e sotme e në një vështrim shumë kritik padit regjimin e zaptuar nga Nicolàs Maduro dhe chavizmin në Venezuelë."

Ishte koha ku arti i pikturës ishte çdo gjë, si një ëndërr e madhe dhe e pakryer në breza, e mbyllur ngushtësisht në një botë të vockël bërë sipas udhëzimeve zyrtare.

“In Memoriam” vjen sot me: “Nurenbergu i komunizmit. In memoriam Vladimir Bukovskij – korrespondenca romane” nga Profesor Renato Cristin.

Në rubrikën “Campus” do të gjeni: "Qeveria Studentore e UET, burim i zhvillimit të lidershipit"

"Lider nuk lind, bëhesh! Dhe nëse bëhesh i suksesshëm, kjo është jo vetëm falë intuitës dhe cilësive të mira të karakterit, por edhe falë përvetësimit, formimit, eksperiencave. Shpesh angazhimi i atyre që drejtojnë nis herët, në institucionet arsimore, ku fillon shkëputja prej pjesës tjetër dhe marrja e përgjegjësisë për të gjetur dhe dhënë zgjidhje për problematika të përbashkëta."

Duke ndenjur në "Campus": "Zhvillimi i kreativitetit, faktor përcaktues në formësimin e studentëve"

"Aftësimi i studentëve për tu përballur me një botë komplekse, që paraqet shumë sfida dhe zhvillime të shpejta, është një nga objektivat e universiteve në mbarë botën."

“Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Assoc. Dr. Selami Xhepa gjatë fjalës së tij në ceremoninë e ndarjes së Çmimit të Karrierës, UET Alumni 2020 theskoi se universiteti nuk është më vetëm thjesht një institucion që tregon se si mund të mobilizojmë burimet e tjera për të ndërtuar progresin ekonomik dhe shoqëror, por është vetë burimi i krijimit të kësaj pasurie. universitetit.”

Duke qëndruar te “Campus”: “Rritet mesatarja e pranimeve në universitet pwr vitin akademik 2020-2021”

“Në mbledhjen e kësaj të mërkure të Qeverisë janë përcaktuar kriteret e reja, për pranimet në Universitete. Një nga kriteret kryesore ka të bëjë me notën mesatare, ku për ciklin e parë të studimeve duhet minimumi 6.5.”

Dhe së fundmi një “OP-ED” nga David Studdert, Matthew Miller dhe Garen Wintemute: "Coronavirus mund ta bëjë problemin e armëve të Amerikës edhe më vdekjeprurëse". 

"Miliona amerikanë kanë provuar pandeminë e koronavirus direkt, pasi ata ose të dashurit e tyre vuajtën infeksionin. Por për shumicën prej nesh, përvoja përcaktohet nga javë dhe muaj të mbërthyer në shtëpi. Mbylljet po testojnë sigurinë e mjediseve tona në shtëpi. Stresi dhe izolimi i kombinuar me një veçori tjetër të jetës amerikane - qasja e lehtë në armët e  zjarrit - mund të formonin një përzierje vdekjeprurëse."

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni në fundjavë në suplementin “Universitas”. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH