Aktualitet

"Familja është në gjakmarrje në Shqipëri", Laert Haxhia do të kërkojë azil në Greqi

Shkruar nga Liberale
"Familja është në gjakmarrje në Shqipëri",

Dy shqiptarët e arrestuar pas një ndjekjeje policore katër ditë më parë në Janinë janë lënë të lirë pasi i kanë kërkuar falje hetuesisë dhe prokurorit për veprën penale të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm.

Megjithatë, 31-vjeçari Laert Haxhia do të dërgohet në burgjet e Korydallos, për shkak të urdhër-arrestit ndërkombëtar pas njoftimit të kuq të Interpolit të Shqipërisë.

Sipas avokatit të tij, i kërkuari në shtetin fqinj, si pjesëtar i një organizate kriminale, pritet të kërkojë azil në Greqi, pasi siç pretendon ai, familja e tij ndodhet në Shqipëri në gjakmarrje, shkruajnë mediat greke.

Autoritetet shqiptare pritet të lëshojnë një kërkesë për ekstradimin e tij në vendin tonë.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH