Aktualitet

Escobar paralajmëron: Do ketë më shumë përcaktime publike për liderë të korruptuar në Ballkan

Shkruar nga Liberale
Escobar paralajmëron: Do ketë më shumë përcaktime

Zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar paralajmëron përcaktime publike të tjera për liderë të korruptuar në Ballkanin Perëndimor.

Në intervistën për gazetarin Sokol Balla në News24, Escobar thotë se padshur t’i paraprijë sanksioneve, do të ketë më shumë të tilla në Ballkanin Perëndimor.

Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: Në fakt, ju erdhët në Shqipëri në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, vetëm një ditë pasi pamë Urdhra të tjerë Ekzekutivë nga Presidenti Biden, strategji kundër korrupsionit, edhe sot sekretari Blinken shpalli përcaktime publike të tjera për liderë të korruptuar në Amerikën Latine por edhe në Ukrainë.

ZV/NS Escobar: Dhe do ketë akomë më shumë.

Sokol Balla: Do ketë më shumë? Përfshirë Shqipërinë?

ZV/NS Escobar: Do të ketë më shumë, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor.

Sokol Balla: Përfshirë Shqipërinë?

ZV/NS Escobar: Nuk dua t’i paraprij sanksioneve tona, por do të ketë më shumë në Ballkanin Perëndimor.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH