Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllarin.
"13 November 2019 Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Marsida Xhaferllari, gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese", shkruhet në faqen zyrtare të presidencës.
Më herët zëdhënësi i tij, Tedi Blushi njoftoi se presidenti do të dalë në një konferencë për mediat në orën 20:00.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta sot në ora 20:00 në konferencë shtypi. I hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për çdo përgjigje”, shkruan Blushi.
Me siguri që presidenti do reagojë për votimin e Elsa Toskës dhe Fjona Papajorgjit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. /Gazeta Liberale