Një vrasje ka ndodhur këtë mesditë në Elbasan.
Mësohet se është ekzekutuar me armë zjarri një emër i njohur në qytetin e Elbasanit.
I vrarë ka mbetur shtetasi Pjerin Xhuvani, i cili ka qenë i përfshirë në politikë, si dhe në përplasjet mes forcave politike në Ditën e Verës, në Elbasan.
Pjerin Xhuvani është edhe mjek psikiatër në qytetin e Elbasanit. Ai u denoncua edhe nga Partia Demokratike, si person i cili u përfshi në incidentin në Elbasan ditën e verës.