Aktualitet

Emri/ Arrestohet 52 vjeçari në Vlorë, pritet të ekstradohet drejt Italisë

Shkruar nga Liberale
Emri/ Arrestohet 52 vjeçari në Vlorë, pritet të

Policia e Vlorës, ka arrestuar shtetasin Adriatik Budani i dënuar në Itali me 15 vite burg, me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit italian.

"Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Interpol Tirana, organizuar operacionin e koduar “Poro”, duke lokalizuar 52-vjeçarin, me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian. Gjykata e Apelit, Brindizi, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 15 vjet burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Emigracion klandestin”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, njofton policia.

Sakaq, mësohet se, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH