Për sa kohë që inflacioni ka qenë i lartë, ekonomistët në mbarë botën kanë bërë përpjekje për të kuptuar se nga erdhi dhe çfarë duhet bërë për ta ulur atë. Meqenëse bankierët qendrorë kanë rritur normat e interesit dhe inflacioni i përgjithshëm po bie, ky debat mund të duket gjithnjë e më akademik.
Në fakt, është gjithnjë e më e rëndësishme, të debatohet për çmimet në treg. Inflacioni po bie kryesisht për shkak të rënies së çmimeve të energjisë, një trend që nuk do të zgjasë përgjithmonë. Kur dihet që inflacioni “bazë” është akoma edhe më kokëfortë. Historia sugjeron se edhe një sasi sado e vogël e inflacionit bazë është ngjitës është po aq e vështirë për t'a larguar.
E ndërsa inflacioni po gërryen xhepat e qytetarëve, sidomos ato të shtresave më të varfra, kudo në botë qeveritë janë duke bërë të pamundurën për t’i kompensuar, me qëllim që të mos dëmtohet fuqia blerëse. Politik-bërësit evropianë do të kenë marrë frymë të lehtësuar të mërkurën, pasi një masë kyçe e inflacionit zbuloi rënien e parë të çmimeve, që nga viti 2020.
Çmimet nga fabrikat në 20 vendet që ndajnë monedhën euro ranë 1.5% në maj krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas të dhënave nga agjencia e statistikave të Bashkimit Evropian.
Kjo është hera e parë që çmimet e prodhimit - të cilat nga çmimet e paguara nga konsumatorët - kanë shënuar një rënie nga viti në vit që nga dhjetori 2020. Rënia u nxit nga një rënie vjetore e madhe prej 13.3% në çmimet e prodhimit në sektorin e energjisë, treguan të dhënat.
Shifrat tregojnë se inflacioni i çmimeve të konsumit ka të ngjarë të zbutet më tej, duke i afruar objektivit prej 2% të Bankës Qendrore Evropiane (BQE). Çmimet e konsumit në eurozonë u rritën me 5.5% në qershor krahasuar me një vit më parë, sipas një vlerësimi fillestar zyrtar, nga 6.1% që ishte në maj.
Vendi ynë si importues dhe eksportues i mbi 70 për qind të mallrave dhe shërbimeve nga BE, do të jetë i varur tërësisht nga situata ekonomike në kontinent, ndërsa sfidë mbetet menaxhimi i varfërisë në vend.
/Liberale.al/