Aktualitet

Eklipsi, hëna do të bëhet e kuqe në fundjavë: Ja kur mund ta shihni

Shkruar nga Liberale
Eklipsi, hëna do të bëhet e kuqe në fundjavë: Ja kur

Pas tre vjetësh, rikthehet eklipsi total i hënës. Fenomeni do të ndodhë nga e diela deri të hënën, mes 15 dhe 16 majit. Eklipsi do të fillojë në orën 3.30 me orën tonë lokale dhe do të përfundojë rreth orës 8.50. Hëna po përgatitet të ndryshojë ngjyrën dhe të shndërrohet në të ashtuquajturën “Hëna e Kuqe”.

Fenomeni do të jetë i dukshëm edhe në Shqipëri, por vetëm për pak në fillim të eklipsit: kulmi, në fakt, për fat të keq do të jetë në agim, kur Hëna perëndon dhe për rrjedhojë nuk do të jetë më e vëzhgueshme nga vendi ynë. Fenomeni do të transmetohet live me teleskopë në Romë të Italisë, duke filluar nga ora 03.32, me orën tonë lokale.

Gjatë tërësisë, por edhe në fazën e avancuar të pjesshme, hëna merr ngjyrën karakteristike që i jep emrin fenomenit: kjo për faktin se në atë moment atmosfera e tokës drejton pjesën e saj të kuqe të spektrit elektromagnetik drejt satelitit.  Eklipsi i plotë do të jetë i dukshëm me sy të lirë, edhe pa ndihmën e dylbive apo teleskopit. Për këtë rast, sateliti ynë do të jetë afër distancës minimale nga Toka, i njohur gjerësisht si “superhëna” do të shfaqet pak më i madh se mesatarja.

Viti 2022 do të na ofrojë edhe një eklips të dytë, më 8 nëntor, por ky i fundit do të jetë krejtësisht i padukshëm nga Shqipëria./Liberale.al/

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH