Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademaj e cila mbeti e vrarë nga një grabitje e inskenuar prej burrit të saj, ka reaguar përmes një letre publike. Ai kêrkon drejtësi në emër të familjes së tij, ndërkohë policia ka arrestuar për ngjarjen bashkëshortin e saj, autorin që kreu vrasjen si dhe një bashkëpunëtor të tretë.
Postimi i vëllait të Liridonës:
Përshëndetje,
unë jam Leonard Ademaj, jam vëllau i Liridona Ademaj e cila është vrarë në mënyrë mizore.
Në emër të familjes ju falenderoj për ngushëllimet që na keni ofruar, për reagimet publike të mijëra njerëzve dhe për mbështetjen që na keni dhënë.
Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur.
Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi.
Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet.
Shpresoj që institucionet do të na lejojnë që Liridonen ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj.
Me respekt,
Familja Ademaj