Metorologia Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për News 24. Ajo tha se, nga sot deri në mesin e javës do jemi nën ndikimin e temperaturave të ulëta, jo më shumë se 12-13 gradë.
“Kemi pasur deportim të një mase të fortë që ka sjellë një ngritje të një mase të Europës. Nga Europa Qendrore është zhvendosur në vendet e Ballkanit. Nga sot deri në mesin e javës do jemi nën ndikimin e temperaturave të ulëta, jo më shumë se 12-13 gradë", tha meteorologia.
Sipas saj, pritet që duke nisur nga e enjtja situata meteorologjike të përmirësohet dhe temperaturat do të rriten, ndërsa fundjava do të shoqërohet me vranësira.
"Situata do të përmbyset nga e enjtja, duke ardhur një masë më të ngritë, që do të sjellë temperatura 20 e më shumë. Ka sinjale që fundjava të risjellë sistem të dendur vranësirash, por do të shohim nëse do të kemi apo jo reshje. Reshjet janë me intensitet të ulët, jo problematik këto ditë. Sinjalet janë që e shtuna të ketë reshje më të dendura", tha ajo më tej.
Ndërsa reshje bore do të bien në verilindje, Porja thotë se "do presim nëse do kemi një surprizë për kryeqytetasit apo jo për borë".
"Parashikojmë që të kemi një ndërprerje të reshjeve javën tjetër. Vranësira dhe reshje në fund të këtij dhjetori, ndërsa nuk do të mungojnë dhe reshjet e borës në verilindje. Do presim nëse do kemi një surprizë për kryeqytetasit apo jo për borë.”, tha Porja më tej. /Liberale.al