Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.
Aksidenti është regjistruar në zonën e njohur si Dobaj.
Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga, ku rezultoi se shoferi ishte i dehur.
Më pas numri i makinave të përfshira në aksident ka shkuar në pesë, duke lënë të plagosur disa të plagosur.
Ata janë transportuar drejt spitalit, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre.
Polica ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
/Liberale.al/