Një banesë është pushtuar nga flakët mëngjesin e kësaj të premteje, në lagjen Parruc në Shkodër.
Në momentin e rënies së flakëve në banesë ka qenë vetëm një person, i cili ka arritur të dalë pa lëndime.
Sipas informacioneve të siguruara të Euronews, është dashur ndërhyrja e dy zjarrfikësve për të neutralizuar flakët, ndërsa është vënë në dukje mungesa dhe amortizimi e mjeteve të zjarrfikësve për të përballuar situata të tilla.