Politikë

“Vetëm PUTIN s’e do paqen në rajonin tonë”, kryeministrja e Letonisë "shigjeton" presidentin rus: Sanksionet mund ta ndalin Rusinë!

Shkruar nga Liberale

“Vetëm PUTIN s’e do paqen në rajonin tonë”,

Kryeministrja e Letonisë, Evika Siliņa u mirëprit nga kryeministri Edi Rama ditën e sotme në sheshin “Skëndërbej”, në kuadër të Samitt të Komunitetit Politik Evropian.

Duke folur për mediet, Siliņa paralajmëroi sanksione të reja për Rusinë nëse Rusia nuk e merr seriozisht çështjen e armëpushimit.

 “Vetëm Rusia nuk do paqe në rajonin tonë. Nëse nuk ndryshon, do të na duhet të biem dakord për sanksione të mëtejshme, sepse vetëm kjo e ndal Rusinë. Është e rëndësishme të bëhet ky armëpushim i plotë 30 ditor. Në të kundërt, kemi 17 paketa të tjera sanksionesh për të cilat është rënë dakord.

Në këtë samit do të flasim edhe për emigracionin e paligjshëm dhe bashkëpunimin ekonomik. Do ta përdorim këtë takim si një platformë të mire”, u shpreh kryeministrja e Letonisë.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH