
Tirana dhe Dinamo zhvilluan një 90-minutësh të bukur, me raste për shënim nga të dy ekipet. Në fund, 1-1, rezultat që nuk i shërben asnjë nga dy ekipeve. Dritan Mehmeti debuton me barazim në stolin e Dinamos, për mënyrën se si shkoi kjo sfidë, kjo është një pikë për t’u mos hedhur poshtë pavarësisht se mban blutë në fundin e tabelës.
E ka të vështirë të reagojë Tirana, ky ishte një tjetër blof që i largon gjithnjë e më shumë nga kreu.
Bardheblutë e nisën ndeshjen në sulm duke krijuar disa raste për shënim, por Abzaj-Hasani nuk arritën në asnjë moment të lidheshin si duhej, të paktën deri në minutën e 39-të.
Më në fund, Abazaj futi një top të bukur në qendër, aty ku portieri Sali nuk grushtoi si duhej, me topin që përfundoi në këmbët e Hasanit, dhe ky i fundit nuk fal duke kaluar Tiranën në avantazh. Situata ndryshoi me fillimin e pjesës së dytë, teksa Dinamo zbriti më e karikuar në fushë.
Në minutën e 50-të, Denison, i pa shqetësuar në zonë, me një goditje të bukur rikthehu baraspeshën.
Ndeshja mori një tjetër rrjedhë në minutën e 74-të, ku Dinamo mbeti me 10-të lojtarë teksa Goudiby u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë brenda dy minutash.
Tirana u përpoq të dilte me pikë të plota nga derbi, por pa sukses teksa ekipet ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1.