Disa fluturime që ishin planifikuar të kryheshin nga Rinasi drejt Italisë, janë shtyrë dhe shkak është bërë një prej kompanive të fluturimit.
Sipas News 24, qytetarët kanë telefonuar për të shprehur shqetësimin e tyre.
Ata pohuan se fluturimi Tiranë-Romë është shtyrë nga ora 06:15 për në 13:45, ndërsa Tiranë-Milano u shty nga ora 06:00 për në 15:35.
“Nuk na kanë dhënë asnjë shpjegim për shtyrjen”, thanë ata, raporton News 24.
Burimi: News 24