
Një dokument, i rrjedhur nga qeveria britanike, i papublikuar më parë, parashikon skenarin më të keq me 85.000 viktima të tjerë në Mbretërinë e Bashkuar këtë dimër për shkak të Covid-19. Dokumenti i parë nga BBC, është përgatitur për qeverinë nga grupi këshillimor shkencor Sage.
Atu gjithashtu thuhet se mund të ketë kufizime midis muajve nëntor dhe deri në mars, me qëllim zvogëlimin ndjeshëm të kontakteve midis familjeve.
Raporti u përpilua për të ndihmuar NHS, rrjetin e spitaleve në Britani dhe autoritetet lokale të planifikonin shërbimet, mes tyre dhe funeralet, për muajt e dimrit në vazhdim.
Sidoqoftë, disa janë kritikë ndaj parashikimit.
Nigel Edvard, shefi ekzekutiv i grupit shëndetësor Nuffield Trust, tha se raporti kishte “skenarë shumë të gjerë” që e bëjnë “mjaft të vështirë për njerëzit që të kuptojnë saktësisht se çfarë duhet të bëjnë”.
Ka pasur më shumë se 330,000 raste të konfirmuara me koronavirus deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar dhe më shumë se 40,000 njerëz kanë vdekur.