Aktualitet

Çmimet e larta në plazhe, Rama: Janë të palogjikshme, të ndërhyjnë bashkitë

Shkruar nga Liberale
Çmimet e larta në plazhe, Rama: Janë të palogjikshme,

Gjatë mbledhje me kryebashkiakët, kryeminsitri Edi Rama ka komentut edhe çmimet e larta nëpër zonat turistike, që mesaz duket kanë ulur numrin e turistëve.

Rama është shprehur se janë të palogjikshme çmimet që variojnë 200-300 euro nata, duke iu kërkuar kryebashkaiave të vendonin një çmim tavan, ashtu siç ka bërë Lezha.

“Jemi akoma larg për garantim shërbimesh dhe ata që e garantojnë të kenë çmime të ulëta. Është më e lehtë, sesa dikush që hap një derë dhe i kërcet 200-300 euro natën është e palogjikshme. Ka kontradikta të forta përgjatë vijës. Një rol duhet ta merrni përsipër. Bashkia e Lezhës ka vendosur çmime tavan për bizneset, ku nuk mund të rritet çmimi mbi këtë tavan.

Sepse është stërplot dhe po të shikosh dhe flamujt e vendeve të ndryshme që janë shtuar grupit të turistëve në Shëngjin, e kupton që gjëja shkon si duhet, sepse ka balancë mes asaj që ofrohet dhe paguhet”, theksoi Rama.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH