Aktualitet

Champions/ Juve, Real e Atletico duan fitore, spikat Totenham-Bayern

Shkruar nga Liberale

Rikthehet Champions League. Sonte luhen ndeshjet e dyta në grupet A,B,C dhe D. Juventusi pret në Torino Bayer Leverkusen. Cristiano Ronaldo ka shënuar 26 gola në 24 duele ndaj skuadrave gjermane.

"Ndeshje shumë e vështirë ndaj një skuadre që është vetëm një pikë larg Bayernit. Higuain-Dybala dhe Ronaldo nuk mund të luajnë së bashku pasi duhet ekuilibër”, deklaron tekniku Maurizio Sarri.

Juvja ka një pikë në grupin D. Atletico Madrid është e pamposhtur në 6 ndeshje që ka zhvilluar në Rusi. Djemtë e Simeones luajnë në Moskë ndaj Lokomotivës vendase që e ka fituar sfidën e parë në grup.

Mbrëmjen e sotme në Champions e nis Real Madridi pasi në 18:55 pret Club Brugge me synimin për tre pikët. Trajneri Zinedine Zidane nuk ka grumbulluar për këtë takim Bale dhe James.

Në ndeshjen tjetër të grupit A, PSG luan ndaj Galatasaray. Parisi i ka humbur të treja ndeshjet e zhvilluara në të kaluarën në Stamboll, ndërsa Neymar është sërish i pezulluar.

Dueli që spikat më shumë se të tjerët është ai i grupit B, mes Tottenham dhe Bayern Mynih. 4 nga 5 ndeshjet e fundit në Londër, Bayerni i ka fituar ndërsa ndeshja tjetër e grupit është Crvena Zvezda-Olympiacos.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH