Aktualitet

Çfarë po ndodh në portin e Durrësit? Policia arreston 30 persona

Shkruar nga Liberale
Çfarë po ndodh në portin e Durrësit? Policia arreston 30

Policia në Portin e Durrësit ka arrestuar 30 persona, të cilët janë punonjës nga siguria e portit dhe punonjës te terminalit.

Shkaku i shoqërimeve në masë është konstatimi i hapjes së një kontenieri bananesh, prej të cilit mungojnë disa arka.

Hapja e kontenierit është bërë para se të kalonte ne filtrin e policisë dhe skanerit. Policia dyshon se brenda kontenierit mund të ketë pasur lëndë narkotike.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH