Aktualitet

Çfarë ndodhi në Rinas? Arrestohen tre persona, u kapën me...

Shkruar nga Liberale
Çfarë ndodhi në Rinas? Arrestohen tre persona, u kapën

Tre persona janë arrestuar nga policia pasi tentuan të udhëtonin në mënyrë të paligjshme me dokumenta të falsifikuara.

"Të arrestuarit janë E. B., 33 vjeç, dhe E. Xh., 25 vjeç, të dy banues ne Tepelene, si dhe K. X., 19 vjeç, banues ne Tirane të cilët synonin të shkonin në Britaninë e Madhe me anë të dokumenteve të falsifikuara. Ata kanë rënë në prangat e policisë në saj të operacionit të koduar 'Destinacioni final' ku gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar ndaj këtyre personave, shërbimet e Policisë Kufitare Rinas gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 karta identiteti dhe 3 karta shëndeti italiane të dyshuara si të falsifikuara", njofton policia.

Në bashkëpunim me persona të tjerë, të arrestuarit pasi kishin siguruar paraprakisht dokumenta të falsifikuara italiane kanë tentuar të kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit drejt aeroportit të Milanos me destinacion final në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkohë policia njofton se vijon puna për identifikimin e bashkëpunëtorëve që kanë pajisur këta shtetas më dokumenta të falsifikuara dhe që do ti ndihmonin për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë së Madhe.

Të arrestuarit do të përballen me akuzat për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shëndetsore”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH