Aktualitet

Bujar Kapexhiu: Çdo president më ka dhënë vlerësime dhe dekorata, përveç mikut tim Bamir Topi

Shkruar nga Liberale
Bujar Kapexhiu: Çdo president më ka dhënë vlerësime

Në celuloidin e filmit të jetës, Bujar Kapexhiu mban të fiksuara momente të shumta të njeriut që ngriti veprën e tij mes dy sistemeve në film, regji, karikaturë, dhe shumë gjini të tjera të artit që kanë shoqëruar jetën e shqiptarëve.

Kapexhiu tha se ka marrë shumë dekorata nga ish-presidentët e vendit, veprime të cilat i ka kthyer në karikatura.

Mes tjerash ai tha se i vetmi që nuk e ka vlerësuat artistit me dekoratë është ish-presidenti Bamir Topi, të ciline ka dhe mik.

“ Presidentët e kanë vlerësuar punën time. Çdo president që më ka dhënë vlerësime dhe dekorata unë e kam bërë karikaturë. Moisiu e ka pritur shumë mirë karikaturën dhe Bujar Nishani e pëlqente shumë. Dekoratë nuk më ka dhënë miku im më i afërt që njiheshim prej vitesh. Dhe sot takohemi herë pas here, është Bamir Topi”-tha ai, i ftuar në Euronews Albania.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH