Mal i Zi

Përgjaken festimet në Mal të Zi/ 7 të vrarë në një lokal, detajet e para

Shkruar nga Liberale

Përgjaken festimet në Mal të Zi/ 7 të vrarë në

Të paktën pesë persona janë vrarë në Cetinje, ndërsa policia është në kërkim të autorit, Aco Martinoviq. Raportimet e fundit kfomfirmojnë 7 të vdekur dhe 4 të plagosur.

Këto janë të dhënat e para të policisë nga vendngjarja e tragjedisë, ndërsa dyshohet se numri i viktimave të vrasjeve masive është më i madh.

Festa e përgjakshme Martinoviqi e nisi në tavernën “Velestovo”, afër Qendrës Sportive.

Mësohet se fillimisht në atë lokal ka ndodhur një përleshje, pas së cilës i kërkuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

“Njoftojmë publikun se kjo është një ngjarje situative, e cila nuk është rezultat i goditjes së grupeve të organizuara kriminale me rrezikshmëri të lartë. Për të zgjidhur këtë situatë krize, në terren janë dërguar njësitet speciale të policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH