Mal i Zi

FOTO E DITËS: Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e

U inaugurua sot në Ulqin Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë. Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe homologu malazez Ervin Ibrahimović.

“Ndjekim me përkushtim zhvillimin dhe mirëqenien e shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Komuniteti shqiptar në Mal të Zi, faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe bashkëjetese. Mbështesim rolin shqiptar dhe inkurajojmë përfaqësimin e shqiptarëve në të gjitha nivelet e jetës institucionale”, tha Hasani.

Kjo sipas ministrit, konsullata në Ulqin është dëshmi e raportit të veçantë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

“Me Malin e Zi ndajmë të njëjtin vizion për integrim evropian, të angazhuar për një të ardhme më të fortë. Konsullata, nyje kyçe për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha nivelet me Malin e Zi”, tha Hasani

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH