Një 19-vjeçare nga Serbia humbi jetën tragjikisht pasi hoqi rripin e sigurimit dhe u shkëput nga parashuta. Ajo ra nga një lartësi prej 50 metrash në brigjet e Adriatikut, në Budva të Malit të Zi.
Viktima, Tihana Randonjiç nga Novi Sadi, ndodhej me pushime, ndërsa po xhirohej dhe një video promovuese për një agjenci turistike lokale.
Sipas mediave malazeze, vajza ka filluar të tërheqë në mënyrë të pakontrolluar litarët, para se të shkëpuste rripin e sigurisë dhe të rrëzohej. Sipas dëshmitarëve në plazh, ajo bërtiti me panik: “Ndihmë!”, pak çaste para rënies fatale.
Rrethanat e vdekjes mbeten ende të paqarta, ndërsa po shqyrtohen edhe pamjet e një videoje publicitare në të cilën ajo shfaqej me bikini duke fluturuar mbi rivierën e Budvas, e buzëqeshur dhe e qetë.
Pronarja e agjencisë turistike që organizoi aktivitetin u shpreh se nuk dihet arsyeja e heqjes së rripit të sigurimit.
“Ndoshta nuk ishte një veprim i vetëdijshëm, por një akt i frikës ekstreme,” shtoi ajo.
Policia lokale ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
Tijana Radonjic, a 19-year-old from Serbia, died after falling over 50 meters during a parasailing video shoot in Becici, near Budva, Montenegro, on May 28, 2025.
— Tony (@TonyL_01) June 2, 2025
Reports say that she unbuckled her seatbelt, possibly due to a panic attack, but her family disputes this.
Sad. pic.twitter.com/iiiI857bY4