Mal i Zi

TRONDITËSE në Mal të Zi/ Babai vret vajzën 2-vjeçare dhe më pas i jep fund jetës

Shkruar nga Liberale

TRONDITËSE në Mal të Zi/ Babai vret vajzën 2-vjeçare

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin Golija të Malit të Zi. Një 34-vjeçar dyshohet se ka vrarë vajzën e tij dy-vjeçare dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij.

Sipas raportimeve të mediave lokale, gjithçka ka nisur pas një konflikti në familje. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se autori i dyshuar, pas një grindjeje të dhunshme me bashkëshorten, e ka sulmuar atë fizikisht dhe më pas është larguar nga banesa me vajzën e tij të vogël.

Tragjedia u zbulua disa orë më vonë, kur babai i 34-vjeçarit njoftoi policinë, duke thënë se kishte gjetur trupat e pajetë të të birit dhe mbesës së tij në zonën malore të Golijës, rreth 50 kilometra nga qyteti i Nikshiqit. Dyshohet se bëhet fjalë për një vrasje të vajzës dhe më pas vetëvrasje nga ana e babait, edhe pse hetimet janë ende në zhvillim.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po drejtohen nga Prokuroria e Lartë Shtetërore në Podgoricë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare për motivet që çuan në këtë akt të rëndë.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH