Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Cetinjës, ku 10 persona humbën jetën pas një konflikti të armatosur në një restorant.
Mes viktimave mediat malazeze raportojnë edhe për dy fëmijë. Ndërkohë që 4 persona kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekim.
Policia ka mundur të gjejë automjetin e Aco Martinoviqit, të dyshuarit kryesor për masakrën në Cetinjë me 10 të vdekur dhe 4 të plagosur. 10 persona, mes tyre dy fëmijë, humbën jetën pas masakrës së shkatuar nga Martinoviq i cili më pas u largua me automjetin e tij nga vendngjarja. Autoritetet apelojnë qytetarët të qëndrojnë të kthjellët dhe në banesat e tyre të mos lejojnë persona të panjohur.
Autori i dyshuar
Sipas të dhënave fillestare të policisë, incidenti ndodhi në zonën e Bajices, në një tavernë, pas një sherri që nisi si një përplasje fizike mes dy familjeve.
I dyshuari kryesor, Aco Martinoviq, raportohet të ketë hapur zjarr pas konfliktit, duke shkaktuar tragjedinë e rëndë. Autori siç bëhet me dije, ka vrarë pronarin e tavernës dhe më pas ka vrarë edhe dy fëmijët e tij.
Autoritetet janë në kërkim të tij, ndërsa situata mbetet kritike. Njësitë speciale të policisë janë vendosur në terren për të vënë situatën nën kontroll dhe për të arrestuar autorin e krimit.
Policia ka apeluar qytetarët e Cetinjës që të qëndrojnë të sigurt brenda banesave të tyre, ndërsa theksoi se ngjarja nuk lidhet me përplasje të grupeve të organizuara kriminale, por është një incident i izoluar. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie vazhdojnë.
Sakaq, lidhur me këtë tragjedi qeveria ka shpallur 3 ditë zie dhe shumë aktivitete dhe koncerte të planifikuar për ditët e para të vitit janë anuluar.
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatovic, ka reaguar lidhur me masakrën.
Presidenti malazez ndjehet i tronditur nga kjo ngjarje dhe shpreh ngushëllimet për humbjet e jetëve.'Në vend të gëzimit festiv, trishtimi për humbjen e jetëve të pafajshme varej mbi Kryeqytetin tonë dhe gjithë Malin e Zi. Jam i shtangur dhe i tronditur nga kjo tragjedi që ka mbështjellë në të zezë Cetinjen tonë, familjarët dhe miqtë e viktimave, të cilëve u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Lusim dhe shpresojmë për shërimin e të gjithë të plagosurve. Mendimet tona sonte janë me familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe qytetarët e Cetinjës. I gjithë Mali i Zi ndjen dhe ndan dhimbjen tuaj.'