Me emërimin si shefe kabineti e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, Susie Wiles zhvendoset nga një rol përgjithësisht në prapaskenë, si bashkëdrejtuese e fushatës elektorale, drejt një nga postet më të rëndësishme në një administratë të re në Shtëpinë e Bardhë.
Kur të marrë detyrën në janar, 67-vjeçarja do të bëhet gruaja e parë që do të shërbejë në detyrën e shefes së kabinetit të një presidenti amerikan.
Ndërsa bënte njoftimin të enjten, Presidenti i zgjedhur Trump tha se zonja Wiles është “e fortë, e zgjuar, novatore dhe admirohet dhe respektohet në mbarë botën”.
“Është një nder më se i merituar që të kemi Susie-n si gruan e parë shefe kabineti në historinë e Shteteve të Bashkuara. Nuk kam asnjë dyshim se ajo do ta bëjë vendin tonë krenar”, tha Presidenti i zgjedhur Donald Trump në deklaratën e tij.