Kosova

VIDEO/ Mban 9 mijë euro gjerdan në qafë? Ministrja e Drejtësisë së Kosovës shkon te dyqani dhe tregon çmimin

Shkruar nga Liberale

VIDEO/ Mban 9 mijë euro gjerdan në qafë? Ministrja e

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu ka shkuar te dyqani ku ka kishte blerë një varëse dhe ka treguar çmimin e saj. Ajo tha se varësja vlente vetëm 25 euro nga 9 mijë euro që ishte akuzuar në media se e kishte blerë.

VIDEO E REAGIMIT

Ishte raportuar në mediat e Kosovës çmimi  prej 9 mijë euro i varëses çka revoltoi ministren.

“Jo 9 mijë por 25 euro kushton”, tha Albulena Haxhiu.

Ministrja qartësoi opinionin publik dhe u bëri thirrje mediave që kanë raportuar një lajm të tillë ta përgënjeshtrojnë lajmin ose do të përballen me të në proces gjyqësor.  

/Liberale.al/ 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH