Një shpërthim ka ndodhur paraditen e sotme në Lagjen e Universitetit në Prishtinë, afër Fakultetit Teknik.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se makina në të cilën është hedhur mjeti shpërthyes i përket reperit kosovar, Agon Abdullahu i njohur për publikun si "Noga".
Makina tip BMW ka pësuar dëmtime, ndërsa nga shpërthimi janë dëmtuar edhe disa mjete të parkuara në këtë zonë.
“Rreth orës 07:00 është pranuar informata për një shpërthim në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz.", njoftoi policia e Kosovës.