Një ngjarje e rëndë brenda familjes ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë, teksa një grua ka mbetur e plagosur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku burri ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten.
“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia ka arrestuar të dyshuarin që është bashkëshorti i viktimës.
“Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, shton policia në njoftim.