Kosova

FOTO E DITËS: Fotografi personal i Hashim Thaçit publikon imazhin e rrallë të ish-presidentit duke pirë kafe me prindërit

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Fotografi personal i Hashim Thaçit publikon imazhin e

Një ditë pas ceremonisë së varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, fotografi i këtij të fundit, ka publikuar foto të rralla të Thaçit me prindërit. 

Astrit Ibrahimi ka thënë se ish-presidenti edhe pse i madh në historinë tonë, siç u shpreh ai, ndihej i vogël para prindërve.

Ai u shpreh se ka realizuar fotografi nga momente të rralla të Thaçit, ku nuk ndihej si president, por si biri i dy prindërve, që siç tha ai, e shikonin me mall, por edhe me brengë.

“Keni dëgjuar fjalë të mëdha këto ditë zie, por unë e kam pasë fatin të zë momente të veçanta të Presidentit Thaçi në fotografi, edhe pse i madh në historinë tonë, ndihej i vogël para prindërve, taman si biri para nënës e babës.

“Foto momente shumë te rralla të Presidentit Thaçi duke u ndje jo president, por i biri i dy prindërve që e shikonin me mall. Por edhe brengë”.

“Foton ku shihet Presidenti Thaçi tu e shërby kafen e rrallë te mëngjesit për prindërit e tij në Brojë, ai e publikoi si shenjë falënderimi i një biri për prindët që gjithmonë ishin shumë krenarë por që nuk e patën hiç të lehtë me pas një djalë të tillë si Hashim Thaçin”, ka shkruar fotografi Ibrahimi. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH