Kosova

Qëllohet me armë zjarri brenda një lokali në Skënderaj, ndërron jetë 42-vjeçari

Shkruar nga Liberale

Qëllohet me armë zjarri brenda një lokali në Skënderaj,

Një person është vrarë me armë zjarri në komunën e Skënderajt, në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brenda një lokali ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën një person i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij, sot rreth orës 13:50, policia në Skënderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari”.

Ai shprehet më tej se hetimet po zhvillohen në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH