Sport

Ndeshjet e kthimit në Europa League, United e Tottenham në kërkim të kualifikimit

Shkruar nga Liberale
Ndeshjet e kthimit në Europa League, United e Tottenham në kërkim

Mbrëmja e së enjtes pritet të jetë vendimtare për skuadrat që synojnë çerekfinalet e Europa League dhe Conference League. Me disa duele ende të hapura, emocionet janë në maksimum.

Roma, pas fitores në ndeshjen e parë, shpreson të vulosë kualifikimin në transfertën ndaj Bilbaos. Ndërkohë, dy ekipet angleze, Manchester United dhe Tottenham, besojnë se mund ta përmbysin situatën dhe të avancojnë më tej në garë.

Në Conference League, Chelsea, një nga favoritët për trofeun, pret në shtëpi Kopenhagenin, duke synuar ta konfirmojë epërsinë pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë.

Spektakli dhe dramat nuk do të mungojnë në këto duele që do të përcaktojnë ekipet më të mira të fazës çerekfinale.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH