Një grua 28-vjeçare fizikisht e shëndetshme, e cila vuan nga depresioni dhe ka autizëm dhe çrregullim të personalitetit kufitar, do t'i japë fund jetës së saj me eutanazi, tha ajo.
Zoraya ter Beek, e cila jeton në një fshat të vogël në Holandë, do të eutanizohet në fillim të muajit të ardhshëm, ka pohuar ajo. Ajo do të eutanizohet në divanin e shtëpisë së saj me të dashurin në krah.
Ter Beek vendosi që ajo donte të vdiste pasi një psikiatër i tha asaj 'nuk mund të bëjmë asgjë më shumë për ty' dhe se 'nuk do të bëhet kurrë më mirë', raporton media holandeze “The Free Press”.
Kuptohet që një mjek do t'i japë asaj një qetësues përpara se të administrojë një ilaç që do t'i ndalojë zemrën.
Eutanazia ka qenë e ligjshme në Holandë që nga viti 2002 për ata që përjetojnë 'vuajtje të padurueshme pa asnjë perspektivë përmirësimi'.
Pas vdekjes së ter Beek, një komitet i shqyrtimit të eutanazisë do të vlerësojë rastin e saj për të siguruar që doktoresha t'i përmbahet të gjitha 'kritereve të kujdesit të duhur' dhe nëse po, qeveria holandeze do të deklarojë se jeta e saj ka përfunduar ligjërisht. /Liberale.al/