Globi

Ngjarja tronditëse në Francë! Arrestohen gjyshërit dhe dajat për vdekjen e vogëlushit 2 vite më parë në Alpe

Shkruar nga Liberale

Ngjarja tronditëse në Francë! Arrestohen gjyshërit dhe dajat

Një kthesë dramatike kanë marrë hetimet për historinë tragjike të vogëlushit Emile Soleil, djalit dy vjeç e gjysmë që u zhduk në vitin 2023 në një fshat në Alpet Franceze, eshtrat e të cilit u gjetën 9 muaj më vonë.

Një histori që deri tani kishte mbetur e pazbardhur dhe që ka tronditur gjithë Francën. Dy vjet pas ngjarjeve, katër persona janë arrestuar nga hetuesit. Bëhet fjalë për gjyshërit e fëmijës nga nëna (Philippe Vedovini, 58 vjeç dhe gruaja e tij) dhe dy nga fëmijët e tyre, dajat e Emilit. Të katër dyshohet se kanë vrarë fëmijën dhe kanë fshehur trupin e tij.

Emili i vogël u zhduk në mënyrë misterioze më 8 korrik 2023, vetëm pasi mbërriti për pushimet verore me gjyshërit e tij nga nëna, në shtëpinë e tyre të dytë në strehën Haut-Vernet, në Alpet Franceze. Me gjithë kërkimet disaditore, të ndihmuar nga banorët e zonës, nuk u gjet asnjë gjurmë e fëmijës në zonën shumë të paarritshme dhe të izoluar, në një lartësi prej 1200 metrash.

Për nëntë muaj hetimi nuk dha ndonjë rezultat konkret. Më pas, në fund të marsit 2024, një grua që ecte në male gjeti kafkën dhe dhëmbët e fëmijës, pak më pak se dy kilometra larg strehimit. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH