Dy të rinj humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë zjarri që e ktheu një festë në shtëpi në nnjë tragjedi.
Ngjarja ndodhi në një shtëpi në jug të Tacomas në Uashington. Viktimat dhe të plagosuri raportohet se ishin të moshave nga 16 deri në 21 vjeç. Aktualisht të plagosur ndodhen në spital dhe jashtë rrezikut për jetën
Pak para orës 12:30 të mëngjesit, me kohën lokale, autoritetet policore u njoftuan për 30 deri në 40 të rinj që vraponin dhe bërtisnin ndërsa disa telefonues raportuan se kishte shpërthyer një sherr në rrugë.
Gjatë të shtënave me armë zjarri janë dëmtuar shtëpitë dhe automjetet që gjendeshin përreth. Autoritetet amerikane bënë kontrolle në shtëpitë aty pranë dhe nuk gjetën asnjë të lënduar, ndërsa njoftuan se u gjetën dy armë dhe gëzhoja të shpërndara nëpër rrugë. Lidhur me ngjarjen, mediat e huaja bëjnë me dije se një i mitur është dërguar në paraburgim.