Një sulmues hapi zjarr mbrëmë në një supermarket në Arkansas në Shtetet e Bashkuara dhe vrau tre persona dhe plagosi dhjetë të tjerë, përfshirë dy policë.
I dyshuari u plagos gjithashtu në shkëmbimin e zjarrit me policinë, u tha gazetarëve drejtori i Policisë së Shtetit të Arkansas, Mike Hagar.
Të shtënat ndodhën në dyqanin ushqimor “Mad Butcher” në Fordyce, një qytet me 3200 banorë rreth 100 kilometra në jug të Little Rock.
“Fatkeqësisht, ne mund të konfirmojmë se 11 civilë të pafajshëm u plagosën dhe tre prej tyre vdiqën. Dy policë u plagosën në shkëmbimin e zjarrit. I dyshuari gjithashtu u qëllua dhe u arrestua”, tha Hagar.