Një shqiptar doli dje në gjykatën e Harare, kryeqyteti i Zimbabve, me akuzën për përdhunim të punonjëses së tij, nga vendi afrikan.
I dyshuari, Aldo Tuci, pas arrestimit u paraqit pesë ditë më parë para gjyqtarit në Harare.
Gjykata dëgjoi se Tuci i ofroi vajzës që ka bërë denoncimin, e cila është 29 vjeçe, një punë në kazinonë e tij në Greystone Park.
Më 30 qershor të këtij viti, Tuci e ka ftuar në kazino kur nuk ka qenë askush tjetër. Thuhet se Tuci i tha asaj se kishte ndërmend të kishte marrëdhënie intime me të, që ajo të siguronte vendin e punës.
Ai dyshohet se e ka përdhunuar 29 vjeçaren, pa përdorur mbrojtje.
Çështja doli në dritë pasi ajo u shkarkua nga puna për pretendimin se nuk kishte performancë.
Aldo Tuci ka rënë në prangat e policisë së Zimbabve pak ditë më parë.
Po hetohet sesa qëndron denoncimi dhe pretendimi që ka bërë 29-vjeçarja lidhur me biznesmenin shqiptar, i cili ndodhet aktualisht ne qelinë e vendit të largët afrikan, ku edhe ka hapur biznesin e lojërave të fatit.
/Liberale.al/