Aktualitet

Berisha: Sot Basha dëshmoi përse ka qëndruar sustë para meje për 8 vite

Shkruar nga Liberale
Berisha: Sot Basha dëshmoi përse ka qëndruar sustë para meje

Në një intervistë për Syri.tv, ish-kryeministri Sali Berisha theksoi se kreu i PD tregoi sot arsyen përse ka qëndruar pa kundërshtuar, për 8 vite para tij.

"Sot ish-kreu Basha dëshmoi para shqiptarëve se pse ai ka qëndruar sustë para meje prej tetë vitesh. Ai duket se ka përfytyruar se pas çdo kundërshtie do të ketë një grusht turinjve për ti thyer dhëmbët. Ai pas kësaj duhet të mjekohet. Me këtë që thotë ai është rëndë. Këtë mund ta thotë vetëm një mendje që ka humbur gjithçka çdo vlerë morale dhe pastaj peng dhe i sëmurë që i lejon vetës të flasë çdo gjë. Mendon se njerëzit nuk kanë memorie, nxjerr akuza që nuk janë nxjerrë kurrë në 31 vite ndaj Sali Berishës, por unë kuptoj se ai ka qëndruar sustë para meje se mund të grushtohej. Në tetë vite unë skam marrë vendim dhe po të dëgjosh avokatin më të zellshëm të tij, ai thotë se PD ka qenë me dy kryetarë, por realisht PD ka qenë me vetëm një kryetar dhe në rrafshin moral ai ka qenë vetëm Sali Berisha. Pasi në tetë vite, nga mëngjesi deri në darkë kam bërë avokatinë e çdo shqiptari”, ka thënë Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH