Aktualitet

Berisha: Po vazhdojmë betejën për mbrojtjen e votës së dhunuar, s’ka asgjë më jetike

Shkruar nga Liberale
Berisha: Po vazhdojmë betejën për mbrojtjen e votës së

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh këtë të enjte se mazhoranca përdori një sërë mekanizmash jo ligjore për të manipuluar zgjedhjet e 14 majit.

Në një emision televiziv, Berisha tha se i dinte që para zgjedhjeve qasjen që do të kishte mazhoranca, por shtoi se në konceptin e tij, bojkoti nuk është një opsion.

Ai renditi disa nga format që përdori mazhoranca për të ndikuar në zgjedhje, ndërsa tha se janë bërë denoncime edhe në SPAK. Por shtoi se ky institucion është vegël e PS-së.

“Ne po vazhdojmë betejën për mbrojtjen e votës. Ne po mbrojmë votën e dhunuar duke denoncuar dhe bindur shqiptarët, asgjë më jetike se kjo nuk ka sot”, tha Berisha.

“U blenë nën dorë me para krimi dhe para të qeverisë, votat. Dëshmia më flagrante e kësaj është partia e Doshit e cila nga 27 mijë vota shkoi në 86 mijë vota, u rrit 310%. Jashtë çdo lloj dyshimi se blerës absolut më i madh është Edi Rama. Partitë janë lojtarë, por zgjedhjet janë për qytetarët dhe shoqërinë. Ky agresion që iu bë qytetarëve në këtë fushatë, është më i egri që mund të jetë bërë ndonjëherë ndaj votës së tyre të lire. Armand Prenga i tha një avokati demokrat s’ke punë me zgjedhjet ditën e votimit i dërgon vëllanë dhe e godasin në mënyrë shtazore në krye të detyrës. S’kanë pësuar asgjë, as ata që i vendosën eksplozivin Bernard Ndrecës për ti marrë jetën. As ata që i dolën para Salvador Kaçit bashkë me djalin për ta ekzekutuar. Rama është autori bashkë me Pjerin Ndreun. Ai i dërgoi mesazh policisë dhe prokurorisë për të zhdukur provat”, u shpreh kreu i PD në emisionin “Çim Peka Live”.

Këto i dinte Berisha pse mori pjesë në zgjedhje?

“Në konceptin tim themelor, PD është parti e institucioneve dhe jo jashtë saj. U them këtë demokratëve: para fushatës kam deklaruar se me Ramën s’ka zgjedhje. Nëse të kujtohet edhe boshti i protestës sime ka qenë se pa zgjedhje të lira s’ka stabilitet dhe me Ramën s’ka zgjedhje. Por gjatë fushatës, denoncimet anti-fushatë unë s’bëj. Unë jam luajal me parimet e një fushate civile dhe bëj gjithçka që zgjedhësit të votojnë. Çdo lloj retorike për këtë batërdi të farsës elektorale maj 2023 do të ishte një dekurajim i qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje. Dhe unë atë nuk e bëj dhe s’do e bëj asnjëherë. Kam deklaruar që do mbroj votuan tuaj, por e kam shpjeguar si do e mbroj. Kam thënë se s’do e mbroj me armë. PD se ka forcën që të bllokojë qeverinë, ti dërgojë pensionistëve zarfin para zgjedhjeve. Mund të bojkotoj zgjedhjet, por unë s’jam i bojkotit. PD s’mund të ndalojë mekanizmin antiligjor që i mohoi opozitës të regjistrohet në zgjedhje. Disa nga këto i kemi çuar në SPAK. Por SKAP-i është i partisë. Ne po vazhdojmë betejën për mbrojtjen e votës. Ne po mbrojmë votën e dhunuar duke denoncuar dhe bindur shqiptarët se asgjë më jetike se kjo nuk ka sot”, tha Berisha.

“Po të them se 510 mijë në të gjitha këto kushte s’kanë ekzistuar kurrë më parë. Koalicioni me Metën u votua dhe këta njerëz janë idealistë, rezistuan ndaj të gjitha formave dhe presioneve. Ky s’është rezultati që pritej, por për betejë është një fokus i pakthyeshëm për ta çuar Shqipërinë në zgjedhje të lira”, shtoi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH