Aktualitet

Basha: Rama mosmarrjen e masave e fsheh pas maskave

Shkruar nga Liberale
Basha: Rama mosmarrjen e masave e fsheh pas maskave

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar edhe planin e mbajtjes së maskave në mënyrë të detyrueshme nga qytetarët në gjithë Shqipërinë si në ambiente të mbyllura apo të hapura për t’u mbrojtur nga COVID-19, përveç disa kategorive.

Basha thotë se Shqipëria s’ka më masa reale pasi Rama mosmarrjen e masave e fsheh pas maskave.

Më tej ai thotë se edhe shifrat që raportohen nga autoritetet nuk janë reale, pasi numri i infektimeve nga COVID-19 në Shqipëri është shumë herë më i lartë.

"Siç kemi dëshmuar me dokumenta zyrtare të kësaj qeverie, paratë vijojnë të shpërdorohen në mënyrë kriminale, ua fal oligarkëve që s’bëjnë asgjë, njëgrusht njerëzish që s’bëjnë asgjë.

Sot na shpallet me pompozitet plani i maskave, kush do e mbajë, kur do e mbajë, si do e mbajë. Nuk ka masa reale si vendet e tjera të rajonit, Kosova apo Maqedonia. Rama mosmarrjen e masave e fsheh pas maskave.

Nuk ka shqiptar që s’e kupton. Arsyeja pse Rama nuk merr masa për t’i ndihmuar, dhe pse gënjen që nuk e di planin tonë me 5 pika, është se paratë vijojnë të rrjedhin tek oligarkët.

Shihni Maqedoninë, sot mediat shqiptare kanë raportuar një fakt që ne e kemi denoncuar, pothuajse dyfishi i shpenzimeve buxhetore për shëndetësinë nga shteti fqinj. Dyfishi pothuajse.

Vetëm paratë e përcaktuara nag buxheti i vendit fqinj, është dyfishi krahasuar me shëndetësinë shqiptare.

Kemi një krizë tashmë. Disa prej mediave që raportuan teksa i ndjeri, ish-drejtori i Bashkisë Tiranë që vdiq nga COVID-19, i ati nuk është raportuar më parë që ka vdekur. Pra që numri i infeksioneve është shumë më i lartë. Dje një vend i madh në rajonin tonë bëri planin me 14 mijë skuadra mobile të përbëra nga 3 veta, me automjet, masa mbrojtëse. Në momentin që zbulohet një i infektuar automjeti niset dhe kontrollon gjithë zonën që ka pasur kontakt. Këtu s’ka as 14 skuadra të tilla, që gjurmojnë kontaktet”- tha Basha.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH