Suplementi Leteratura hapet këtë të hënë me titullin “Bjaram Karabolli, dy rrugët e një përkthyesi, ‘traduttore, traditore’”.
Në rubrikën “Intervista”, vjen në një rrëfim të rrallë shqipëruesi i letërsisë hispanike, Bajram Karabolli, nën titullin “Kam jetuar me heronjtë e librave, jo të punës”.
“Unë jetoja me heronjtë e librave artistikë dhe jo me heronjtë e punës socialiste. Janë të shumtë personazhet e librave, të cilët kanë lënë gjurmë të fuqishme në jetën time. Po përmend disa: Martin Iden, Ema Bovari, Ana Karenina, Gregor Melehovi, etj.”
Më tej ai tregon rrugën e mundimshme të nëj përkthyesi, teksa shprehet se në këtë profesion ka dy rrugë “Traduttore, Traditore”.
Në rubrikën “Vepra”, Alda Bardhyli sjell shkrimin “Zemërimi i grave në komedinë e Virgjil Muçit”, një recension mbi librin më të fundit të autorit me titull “Gratë e qiellit dhe të tokës”. Kjo komedi po prezantohet në Panairin e Librit në Beograd.
“Gratë e Mucit janë gra guximtare, të cilat tregojnë se rruga drejt një shoqërie të mirë është dialogu dhe bashkëjetesa. Ato janë thellësisht bashkëkohore.”
Në rubrikën “Letërsia” vjen shkrimtari me titull “Një letër dashurie nga ferie Papleka”, kushtuar novelës së autores, e cila është autore e disa librave me poezi dhe prozë.
“Autorja nuk ka zgjedhur një grua për të shkruar një letër por një burrë. Personazhi i saj është një burrë e kjo e bën disi të pazakontë këtë histori. Një burrë që kujton, që qan, që harrohet e që dëshiron.”
Më tej në rubrikën “Ndjesi”, Ylli Demneri sjell shkrimin me titull “Zbulime gjuhësh dhe zërash”.
“Të ishte një lloj prekje e trupit të tij e njëkohësisht një vetëprekje e trupit të saj? Ajo që ndodh kur jemi të dashuruar? Pasioni që shprehej në çdo fjalë të zgjedhur me kujdes, i kujtoi zonjën Bovari. Atë që kritikët e kishin konsideruar si viktimë të leximeve të saj para se të martohej.”/Gazeta Liberale