Bota

Agresioni rus në Ukrainë, Trump: Palët arritën në një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve!

Shkruar nga Liberale

Agresioni rus në Ukrainë, Trump: Palët arritën në

Presidenti Donald Trump, ka njoftuar sot një shkëmbim të madh të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës, duke përgëzuar të dyja vendet.

Trump shkruan u shpreh se kjo mund të çonte në diçka të madhe, ndoshta duke iu referuar negociatave të mundshme midis palëve në luftë.

“Një marrëveshje për një shkëmbim të madh robërish sapo është arritur midis Rusisë dhe Ukrainës. Do të zbatohet së shpejti. Urime të dyja palëve për këtë negociatë. A mund të çojë kjo në diçka të madhe?”, shkroi presidenti amerikan në një postim në rrjetin Truth Social.

Ukraina ka paraqitur një listë me 1.000 robër lufte Rusisë në kuadër të përgatitjeve për shkëmbimin, deklaroi dje një zyrtar i shërbimit të inteligjencës së ushtrisë ukrainase.

Marrëveshja për një shkëmbim të tillë u arrit më herët këtë muaj në Stamboll, gjatë bisedimeve të para të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës në më shumë se tre vjet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH