Aktualitet

Arta Marku-magjistratëve të rinj: S'duhet të notoni në vetë kënaqësi

Shkruar nga Liberale
Arta Marku-magjistratëve të rinj: S'duhet të notoni në

Në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj, kryeprokurorja Arta Marku u tha atyre se "nuk duhet të notoni në vetë kënaqësi se ky nuk është fundi i rrugës, por fillimi i një rruge të gjatë me shumë sfida e vështirësi". 

“Keni përfituar njohuri e eksperiencë të bollshme e këto ju bëjnë të ndiheni të fuqishëm e të përgjegjshem. Latinet thoshin se “dija është fuqi”. E vërtetë por deri në një farë mase.E vertete nëse veproni në mënyrën e duhur në të drejtën.Le te kthehemi te sfidat. Shumë shpejt do e kuptoni perse e kam fjalën e do ndesheni me to.

Sistemi i drejtesise është në reformim të thellë, edhe veshtiresite jane shumë të mëdha. Unë jam e bindur se do ja dilni me energjitë e reja që do i sillni sistemit e do ndimoni në përmirëasimin e imazhit të sistemit dhe ter imazhit të Shqipërisë gjë të cilën ne të gjithë e duam”, - u shpreh Marku./ Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH