Aktualitet

Ardi Veliu dha dorëheqjen, Karamuço zbulon emrin e ri që mund të drejtojë AMP-në

Shkruar nga Liberale
Ardi Veliu dha dorëheqjen, Karamuço zbulon emrin e ri që mund

Ardi Veliu dha dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), pak ditë parë. Por, deri më tani nuk ka ende një emër se kush do të emërohet në krye të kësaj Agjencie.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço foli sot në lidhje me drejtuesin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, duke zbuluar dhe emrin e kandidatit të mundshëm.

"Ka një emër që ka qarkulluar këto ditë. Kushti i vetëm që është vendosur nga kryeministri është që nuk duhet të vijë nga radhët e policisë. Bëhet fjalë për Florian Sulejmanin”.-tha Karamuço në Abc News.

Florian Sulejmani është aktualisht drejtori i Drejtorisë së Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH