Ambasadorja amerikane u takua dje me dy krerët e grupeve parlamentare PD dhe PS.
Ndërsa palët bënë të qartë prioritetet e tyre, Yuri Kim bëri thirrje për të trajtuar dallimet me ndershmëri dhe për t’u ngritur mbi partishmërinë.
Pak ditë më parë ajo u shpreh se Kuvendi duhet të miratojë ndryshimin kushtetues për zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut.
Megjithëse dje u takua edhe me kreun e grupit parlamentar demokrat, ambasadorja nuk kaloi asnjë mesazh konkret rreth propozimeve të PD-së, ndërsa Basha pak kohë më parë shprehu bindjen për një mbështetje amerikane.
Këto dhe shumë të tjera do t'i gjeni në Gazetën Liberale në print. /Gazeta Liberale