Aktualitet

Alqi Bllakon kërkon lirinë në Apel

Shkruar nga Liberale
Alqi Bllakon kërkon lirinë në Apel

Ish deputeti i PS, Alqi Bllako ka depozituar në Apelin e GJKKO kërkesën për lirim nga burgu.

Seanca gjyqësore do të zhvillohet më 14 maj në orën 10:00 nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.

Bllako ndodhet në burg pasi akuzohet se ka përfituar 15 milionë lekë për shkak të shkeljeve për Inceneratorin e Fierit. Në kërkesën e tij, Bllako nënvizoi se s'ka prova se ai është i rrezikshëm dhe si shmanget hetimit.

Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi sipas SPAK ka falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit.

Kjo shkelje, thotë Prokuroria e Posaçme, është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi.

Në dëshminë që ka dhënë më herët në SPAK, Bllako ka deklaruar nuk ka pasur asnjë rol vendimmarrës, teksa shtoi se thjesht ka përcjellë shkresën te Këshilli i Ministrave.

 

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH