Aktualitet

Alimehmeti bën deklaratën e fortë: Nuk dihet sa qytetarë kanë vdekur nga Covid në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Alimehmeti bën deklaratën e fortë: Nuk dihet sa qytetarë

Mjeku Ilir Alimhemeti ka qenë shpesh zëri që ka qetësuar qytetarët shqiptarë, me këshillat e tij gjatë kohës së pandemisë. I ftuar në “Good Morning Albanians”, duke folur për viktimat e virusit vdekjeprurës, Alimehmeti tha se në Shqipëri nuk dihet se sa ka qenë numri i të infektuarve apo të vdekurve në vendin tonë.

Po ashtu ai shtoi se nuk dihet as efektiviteti që ka pasur vaksina anti-Covid-19, ndërsa theksoi se nuk është bërë asnjë studim.

“Nëse transmetueshmëria e virusit do të ishte bllokuar nga vaksinimi, do krijohej baza etike për të thënë që vaksinimi të bëhet me detyrim. Politika është si ato makinat e rënda që duan kohën e vet të manovrojnë me muaj. Te ne nuk dihet se sa kanë qenë të infektuar dhe humbje jete zyrtarisht, nuk ka asnjë studim. Nuk është realiteti nga të dhënat që ka nxjerrë Ministria. Nuk dihet as sa ka qenë efektiviteti i vaksinës”, – tha ai.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH